Hamilton beson te Mercedes në garën e Singaporit

Lewis Hamilton shpreson që pista e Singaporit ta rikthejë protagonist bashkë me makinën Mercedes GP. Britaniku që gjatë javëve të fudnit është kritikuar ashpër edhe nga mediat për mungesë agresiviteti dhe dëshire, beson që pista e Lindjes së Largët i përshtatet karakteristikave të makinës gjermane që këtë sezon po bën paraqitje më të mira me George Rusell.

“Monza ishte një pistë shumë e keqe për ne, më pak e përshtatshmja për makinën Mercedes. Në Singapor ka më shumë rëndësi fuqia e makinës dhe ne jemi disi më të avantazhuar në këtë pikë. Shpresoj që të kem të drejtë por këtë do ta tregojë pista e Singaporit”.

Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë në Monza ku Ferrari tregoi rritje duke e lënë pas skuadrën gjermane që regjistroi edhe një vend të pestë me George Rusell.

Sfidanti.al