Sa është fryrë tullumbaci i Kombëtares! Ishalla nuk plas…

Tullumbaci kuqezi është fryrë  sa nuk mban më  dhe një zot e di se çfarë do të ndodhë pas ndeshjeve me Çekinë dhe me Poloninë. Edhe 2016-tën, kur e kishim në xhep Armeninë dhe kualifikimin, nuk është folur kaq shumë për kualifikimin siç po ndodh këtë herë.  Dëgjon lloj mrekullirash : futbollistët janë më në formë se kurrë, paskemi dy formacione gati, kurse  Çekia dhe Polonia mezi sajohen. Dhe  qershia mbi tortë .. paska një “urdhër” nga lart  që të mos humbasim asnjërën nga dy ndeshjet ! Pale kur thuhet se  shtatori është”muaji i mjaltit “ për Kombëtaren…

Edhe deklarata e Silvinjos është si një lloj “sambe”  matematikore   : “Nëse nuk fitojmë, të paktën të mos humbasim!” Në dy ndeshjet e parë iu gëzuam “revolucionit ” të Silvinjnos nga që pamë një Kombëtare që më shumë e lëpinte topin se sa e kafshonte. Edhe pse të vegjël kundërshtarët,  këtë ia bëmë dhuratë Silvinjos pasi ishim lodhur me Edi Rejën. Por, dhuratat mbaruan dhe këto dy ndeshje  do të lexojnë pa hile fatin tonë. Për ku jemi nisur : për në Europian apo për në shtëpinë  tonë  “kuqezi”..që herë fryhet dhe më shumë shfryhet !

Sfidanti.al