Mario Balotelli nuk gjen paqe as në një vend të qetë si Zvicra. 6 muaj pas transferimit nga Turqia drejt Sion, ai është përjashtuar nga skuadra helvete. Në adresë të ish-sulmuesit të Italisë kanë mbërritur disa oferta arabe por edhe pse në moshën 33-vjeçare e në fund të karrierës, ai kërkon një klub europian. Drejtori sportiv i zviceranëve, Barth Constantin është i qartë kur pyetet për Marion:
“Ka pasur interesim nga Arabia por asnjë konkrete deri në këto momente. Merkatoja në Lindjen e Mesme mbyllet më vonë dhe ne d të punojmë shumë për ta bindur por për momentin ai po stërvitet në qëndrën tonë sportive edhe pse nuk është pjesë e skuadrës. Është një problem që do të përpiqemi ta zgjidhim”, thekson drejtuesi i Sion.