Në vitin 2016 ishte administrator i Interit ndërsa më pas u emërua në një nga postet më të larta drejtuese të futbollit kinez. Liu Jun, është arrestuar nga autoritetet kineze me akuzën e korrupsionit. Momentalisht ai është president i Super Liges Kineze dhe akuzat në adresë të tij janë të rënda pasi ai mund të rrezikojë shumë vite pas hekurave. Sipas informacioneve që vijnë nga Azia, arrestimi i tij ndodh disa muaj pas nisjes se hetimit ndaj shefit të federatës, Chen Xuyuan, i cili dyshohet për shkelje të rënda.
Nëse akuzat vërtetohen, Jun mund të kalojë më shumë se 10 vite pas hekurave. Futbolli kinez po përjeton një moment krize pasi pak ditë më parë, kampionët e vendit, Wuhan Three Towns, kanë dalë në shitje për shkak të mungesës së fondeve.
Sfidanti.al