Pasi dështuan të transferonin dy “yje” të Premier Ligës, si Mojses Kajsedo e Romeo Lavia, tashmë “të kuqtë” e Liverpul kanë vënë në “shënjestër” një lojtar nga një tjetër kampionat e më konkretisht nga Bundesliga gjermane.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e talentuar të “aspirinave” të Bajer Leverkusen, Piero Hincapie, me 21-vjeçarin që pëlqehet shumë nga tekniku Jurgen Klop, mirëpo ka një problem jo pak të vogël në lidhje me transferimin e tij. Ekuadoriani sapo ka nënshrkuar një kontratë të re me “aspirinat”, kontratë që skadon në verën e vitit 2027 dhe tanimë për kartonin e Hincapie, bordi i Leverkusen nuk pranon më pak se 70 milionë euro, duke i vënë “të kuqtë” e Liverpul në një “udhëkryq” të vërtetë.
sfidanti.al