“Betejë” sheikësh, Siti triumion në “Etihad” ndaj Njukasëllit

Mançester Siti i është bashkuar Brajtonit në kreun e renditjes së kampionatit anglez me pikë të plota pas dy ndeshjesh, pasi ka mundur sot me shifrat 1-0 Njukasëllin në atë që shumëkush e ka cilësuar si “dueli i sheikëve”, pasi të dy klubet kanë pronarët nga Lindja e Mesme.

Në një ndeshje ky Guardiola luajti për 90 minuta me të njëjtin formacion, pa bërë zëvendësime, diferencën e bëri një gol i vetëm i shënuar në pjesën e parë nga Hulian Alvarez. Sulmuesi argjentinas mori një pasim të saktë nga Foden dhe lëshoi një gjuajtje të pakapshme për Poup, duke thyer barazinë në shifra në minutën e 31-të. “Qytetarët” ishin ata që krijuan më shumë lojë e raste, por nuk ia dolën të shënonin më në këtë ndeshje. Gjithsesi, rezultati 1-0 i mjaftoi për të ruajtur startin perfekt të kampionatit dhe për të treguar se vazhdojnë të jenë ata skuadra për t’u mundur edhe në këtë sezon.

 

sfidanti.al