Leo Mesi ka gjetur veten në mënyrën më të mirë të mundshme pas transferimit në Amerikë, aty ku me Inter Majemin ka arritur të fitojë trofeun e parë. Argjentinasi ishte protagonist në finalen e Kupës së Ligës kundër Nashvil, aty ku skuadra e tij fitoi me penallti.
Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1-1, ku ishte pikërisht Mesi ai që shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij. Në minutën e 23 të takimit, Mesi e sheh veten të rrethuar nga 4 mbrojtës kundërshtarë megjithatë arrin të godasë mjaft bukur nga jashtë zone për të shënuar. Pak minuta më vonë, Pikault arrin të barazojë rezultatin në 1-1 dhe nga penalltitë, Inter Majemi ishte skuadra më e saktë, ku u ekzekutuan nga 11 penallti nga secila skuadër, teksa u humb vetëm 1 nga Inter Majemi. Për Mesin, ky ishte trofeu i 44 në karrierën e tij, duke u bërë futbollisti me më shumë trofe të fituar në histori.
sfidanti.al