Vjen zyrtarizimi, Oksleid-Çambërlejn kalon te “shqiponjat” e Beshiktash

Klubi i Beshiktashit ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke konfirmuar synimet serioze për t’u kthyer në një pretendent për titull në kampionatin turk. Gjigandët e Stambollit, të cilët u ndeshën me Tiranën në turin e dytë të Ligës së Konferencës, kanë prezantuar sot mesfushorin e njohur anglez Aleks Oksleid-Çambërlejn.

Futbollisti ka nënshkruar si lojtar i lirë, pasi mbylli eksperiencën e tij te Liverpuli. Te kampionët turq Oksleid-Çambërlejn do të paguhet 1,5 milionë euro për firmën e kontratës, si dhe do të përfitojë një rrogë prej 2,5 milionë eurosh në sezon. Ndërkaq, atij i është vendosur klauzola e pagesës së një shifre prej 10 mijë eurosh për çdo ndeshje që do të luajë me klubin turk.

 

 

sfidanti.al