Sezoni i shkuar i Serie A, padyshim do të jetë një edicion, i cili nuk do të harrohet lehtë nga tifozët e “bluve” të Napolit, të cilët pas 33 vitesh pritje arritën të shpalleshin kampionë të Serie A, duke lumturuar kështu jo pak persona.
Mirëpo, pavarësisht se fitoi titullin kampion, sezoin e shkuar, drejtuesit e Napolit duket se kanë sërish të njëjtin objektiv këtë sezon, teksa nuk kanë shitur asnjë lojtar kyç të organikës së tyer, përveç koreano-jugorit, Kim Min-Jae dhe madje ditën e sotme kanë njoftuar një tjetër rinovim. Bëhet fjalë për “pistonin” e krahut të majtë të mbrojtjes, Maroi Rui, i cili këtë të hënë firmosi kontratën e re të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
sfidanti.al