Shkëlqeu me Kukësin e më pas në Turqi, “fantazistit” nga Tetova në “radarët” e Fenerbahce

Dikur protagonist i skuadrës së Kukësit, anësori i sulmit, Valon Ethemi ka arritur të kthehet në protagonist dhe në kampionatin turk, aty ku aktivizohet te skuadra e Istanbulspor, ku ka shkëlqyer aq shumë me performancat e tij, saqë ka filluar të “habisë” dhe “gjigandët” e futbollit turk.

Ndër, skuadrat e “habitura” nga performancat e Ethemit janë dhe “gjigandët” e Fenerbahce, me këta të fundit, që janë të gatshëm të plotësojnë “dëshirat” e Istanbulspor për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit. Sipas raportimeve më të fundit të mediave turke, për “fantazistin” nga Tetova, klubi i Istanbulspor kërkon jo më pak se 3.5 milionë euro, shifër kjo kollaj e arritshme nga “fenerët” e Stambollit dhe pritet që në ditët në vijim të mbyllet i gjithë operacioni i transferimit.

 

sifdanti.al