Pas trazirave të zhvilluara mbrëmjen e së hënës në Athinë, mes tifo-grupeve të AEK e Dinamo Zagreb, ku mbeti i vdekur dhe një 22-vjeçar, UEFA vendoi ta shtyjë përballjen e së martës dhe me anë të një deklarate, organi më i lartë i futbollit në Evropë fillimisht ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së 22-vjeçarit e më tej ka njoftuar se sfida e shtyrë do luhet në datën 19 gusht.
Ndërkaq, masë tjetër që do të merret është dhe mungesa e tifozëve si mysafirë, pra e thënë shkurt, ndalohen tifozët kroatë në stadiumin e AEK dhe ndalohen tifozët grek në stadiumin e Dinamo Zagreb, për të shmangur kështu incidente të tjera tragjike, si kjo e mbrëmjes të së hënës.
sfidanti.al