Atalanta thyen “rekordin” e klubit për 21-vjeçarin nga Mali

Pas largimit të anësorit nga Bregu i Fildishtë, Zheremi Boga dhe me “bomberin” danez, Rasmus Hojlund në prag largimi nga “bergamaskët” e Atalantës, këta të fundit kanë filluar të mendojnë për afrimin e radhës në sulm e mesa duket e ka gjetur.

Bëhet fjalë për sulmuesin tepër të talentuar të Alemrias, El Bilal Ture, me 21-vjeçarin nga Mali, që do t’i kushtojë “bergamaskëve” plot 30 milionë euro, duke e kthyer kështu “bomberin” në transferimin më të shtrenjtë në histoirnë e klubit, Ndërkaq, sulmuesi i talentuar vjen pas një eksperience prej vetëm 1 sezoni në Spanjë, ku arriti të shënojë plot 7 gola e të dhurojë 2 asistime, në 25 përballjet e zhviluara,

 

sfidanti.al