E papritur, Gallatasaraj siguron shërbimet e “yllit” të Premier League

E papritur, por ndodhi. Anësori nga Bregu i Fildishtë, tepër i njohur për performancat e tij në Premier League, ku ishte pjesë e skuadrës së Kryital Palas, deri më 30 qershor të këtij viti, Uillfred Zaha tashmë ka nisur një “aventurë” të re, ku ka habitur jo pak persona.

Anësori 30-vjeçar do të vazhdojë karrierën në Turqi e më konkretisht te kampionët e Gallatasaraj, me këta të fundit që kanë njoftuar ditën e sotme se ish-“ylli” i Premier League do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçarin me klubin. Për Zahan kishte interesim nga Lazio e Roma, si dhe disa klube arabe, por ivoriani kishte vendosur të vazhdonte karrierën e tij në Turqi, ku pas dështimit të negociatave me Fenerbahçe vendosi të kalonte te rivalët e tyre historik, Galatasaraj.

 

sfidanti.al