Prej 7 sezonesh në Itali, mes ekipeve si Empoli, Salernitana e së fundmi, Benevento, qendërmbrojtësi i Kombëtares shqitpare, Frederik Veseli ka firmosur me një klub të ri larg “apeninëve” për të nisur “aventurën” e tij të re.
Në moshën 30-vjeçare, Veseli ka vendosur të firmosë një kontratë 2-vjeçare me turqit e Fatih Karagymryk, teksa pritet që të jetë deri në vitin 2025 në Superligën turke. Përsa i përket detajeve të pagesës gjithçka do të mësohet në ditët në vijim, sesa do të përfitojë qendërmbrojtësi përgjatë “aventurës” turke.
sfidanti.al