Suprizon Bufon, “legjenda” italiane drejt “daljes në pension”

Pas Ibrahimoviç, tashmë duket se një tjetër legjendë e futbollit botëror do t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur këtë vit. Bëhet fjalë për portierin legjendar të Italisë, Xhanluixhi Bufon, i cili është duke menduar seriozisht daljen në pension.

Ish-“gardiani” i shtyllave të Juventus e Kombëtares italiane, tashmë 45-vjeçar po mendon seriozht të lërë futbollin pas një karriere të gjatë e plot suksese dhe ku ka më mirë se ta mbyllë gjithçka aty ku e nisi, te Parma. “Shtatlarti” i portës i ka kaluar te skuadra e Serie B, dy vitet e fundit, teksa ka zbritur në fushë plot 44 herë dhe tanimë duket se rrugëtimit të tij të gjatë e plot ulje-ngritje i ka ardhur fundi.

 

sfidanti.al