Telushi lë Partizanin, “demat” zgjedhin “liderin” e radhës

Largimi i papritur i Bruno Telushit nga “demat e kuq” të Partizanit ka habitur jo pak tifozat e kryeqytetasve, të cilë ditën e sotme mësuan emrin e kapitenit të tyre të ri, i cili do të jetë pikërisht ai që i “udhëhoqi” në përballjen e parë ndaj BATE Borisov, Valentino Murataj.

Kjo përzgjedhje nga ana e stafit dhe lojtarëve vjen për shkak se Murataj është një nga lojtarët më me eksperiencë te Partizani, si dhe është një futbollist i rritur në “shtëpinë” e “demave” të kuq.Ndërkaq, duhet të kujtojmë se, pavarësisht se në fushën e blertë “lider” do të jetë, Murataj, në dhomat e zhveshjes, padyshim kapiten i parë i ekipit mbetet “gardiani” i portës së “demave”, Alban Hoxha.

 

sfidanti.al