Lajpcig nuk ndalet për “sulmin”, objektivi “ylli” italian

Pas transferimit, rekord për klubin, të “bomberit” belg, Luis Openda nga francezët e Lens për 40 milionë euro, tashmë “demat” e Lajpcig kërkojnë një tjetër përforcim në repartin ofensiv dhe “fantazisti” mund të jetë një ish-“yll’ i Serisë A.

Bëhet fjalë për ish-mesfushorin, tepër të talentuar, të Romës, Nikolo Zaniolo, kartonin e të cilit e kanë aktualisht në pronësi, “gjigandët” e futbollit turk, Gallatasaraj, të cilët janë dhe kampionët lokalë. Vetë 24-vjeçari është i gatshëm për të kaluar në Bundesliga, mirëpo Lajpcig fillimisht duhet të arrijë marrëveshjen me turqi dhe sipas ekspertëve  të merkatos lojtari vlerësohet në 27 milionë dhe me 4 vite të mbetura në konrtaën e tij, klubi nga Stambolli mund të përfitojë një shumë të madhe nga italiani.

sfidanti.al