Një gol në “frymën e fundit” shpëton Egnatian

“Rrogozhinasit” e Egnatias kanë arritur të sigurojnë një barazim tepër të vlefshëm në trasnertën e Jerevanit përballë armenëve të Ararat-Armenia, në përballjen e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Konferencë Ligës.

Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin vendasit armenë me brazilian Alemao, që “shtangu” portierin Sherri me një goditje të bukur me kokë, në minutën e 36’-të të sfdiës, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 1 me 0. Me nisjen e pjesës së dytë nisën dhe ofensivat “rrogozhinase” dhe në minutën e 94’-rt të sfidës ganezi Duamema çoi topin në rrjetë duke filluar festën e Egnatias dhe “vulosur” rezultatin 1 me 1.

sfidanti.al