Gjithçka zyrtare, Kristjan Pulisiç kalon te Milani

Tashmë gjithçka është zyrtare, Kristjan Pulisiç është lojtari më i ri i “kuqezinjve” të Milan dhe lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi nga Milano, me anë të disa postime në profilet zyrtare të klubit, në rrjetet sociale.

“Fantazisti” amerikan i sulmit vjen nga “blutë” e Çelsi , me një kontratë afatgjatë deri në vitin 2027, me opsion qëndrimin edhe për një tjetër vit në “San Siro”, aty ku shpreson të rikuperojë minutat “e humbura” te londinezët. Përsa i përket marrëveshjes mes dy klubeve, Pulisic i kushtoi italianë 20 milionë euro plus bonuset.

sfidanti.al