“Zikaltërit” vendosën, Lautaro merr shiritin e kapitenit

Pas 5 sezonesh te “zikaltërit” e Inter, “bomberi” argjentinas, Lautaro Martinez e ka vërtetuar në shumë raste që është në gjendje të udhëheqë skuadrën në situata më të vështira e për këtë aryse klubi ka vendosur ta “shpërblejë”.

Kampioni i botës me Argjentinën do të marrë shiritin e kapitenit të “zikaltërve”, duke filluar që nga ky sezon, duke zëvendësuar kështu Milan Skriniar dhe ish-portierin, Samir Handanovic, të cilët janë larguar nga Inter këtë merkato vere.

sfidanti.al