FIGC merr vendimin, 20 muaj pezullim për Andrea Anjelin

Dënimi me heqjen e 10 pikëve nga renditja e Serie A, për klubin e Juventus, pas akuzave për mashtrim financiar, nuk ishte i vetmi “ndëshkim” për “bardhezinjtë” e bordin e tyre dhe ditën e sotme Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka kërkuar një ndalim 20 mujor, për t’iu shtuar 2 viteve tashmë të konfirmuara nga bordi i garancisë sportive, për ish-presidentin e Juventus, Andrea Anjeli.

Kërkesa për një përjashtim të ri u formulua sot gjatë seancës së shkallës së parë në gjykatën federale kombëtare për degën e dytë të hetimit “Prisma” që e sheh Anjelin si të pandehurin e vetëm pas marrëveshjes të 30 majit të kaluar për drejtuesit e tjerë të shtyrë.

sfidanti.al