Vlahoviç “jashtë”, Juventus do “luanin” e Marokut

Dushan Vlahoviç shihet gjithnjë e më larg Juventusit e për këtë aryse, drejtuesit e “zonjës së vjetër” tashmë kanë filluar të mendojnë për emrin e sulmuesi që do të transferojnë në rast se “bomberi” ballkanas largohet në të vërtetë.

“Torinezët” shohin si opsionin më të mirë, “shtatlartin” maroken të Sevilla, Jusef En-Nesiri, me këtë të fundit, që arriti të shënojë edhe një gol ndaj “bardhezinjve” në përballjen e parë të gjysmë-finales së Europa League. Marokeni vlerësohet nga “andaluzianët” në 30 milionë euro, shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga “bardhezinjtë” në rast se shitja e Vlahoviç kompletohet dhe me klube si Çelsi, Njukasëll, Mançester Junajtid e PSG gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt.

sfidanti.al