Me “gardianin” kamerunas të portës “zikaltër”, Andre Onana, në prag largimi nga Interi drejt “djajve të kuq” të Mançester Junajtid, bordi i italianëve tashmë duhet të vendosë se kë do të zgjedhë për të mbrojtur rrjetën e tyre sezonin e ardhshëm, ku padyshim opsionet janë të shumta në këtë merkato vere.
Megjithatë, “zikaltërit” kanë vendosur të nisin bisedimet me “bavarezët” e Bajern Mynih për të siguruar shërbimet e portierit zviceran, Jan Somer, me klubin nga Milano që ka përgatitur një ofertë prej 6 milionë eurosh për 34-vjeçarin, ofertë që duket e kënaqshme për bordin e kampionëve gjermanë, por që do t’i bëhet “bavarezëve” pas shitjes së Onana.
sfidanti.al