Dështuam edhe me 10 ekipe, tani presim “magjinë” e UEFA-s!

Hall i madh në “Shtëpinë e futbollit”, pra në zyrat e FSHF-së. Doli e dështuar edhe skema e “floririt” me 10 ekipe. Tani jemi dorezuar, Ii paskemi kërkuar ndihmë UEFA-s që të na japë një skemë , që të na kthejë ku kemi qënë më parë, me stadiume të mbushur! Tamam sot, presidenti Duka dhe 10 drejtorët e klubeve të Superiores do të takohen për të dikskutuar propozimet që kanë ardhur nga “Shtëpia e madhe e futbollit”. Imagjinoni çfarë do të ndodhë! Ne Asamble kur jane presidentët , ngrihen të gjitha duart lart me preçizion, po kur jane drejtorët në votime…

Që do të vinte dita që do ta ndryshonim numrin e ekipeve, ky ishte bast i sigurt. Por, që do të kërkonim ndihmë tek UEFA , kur tërë këto vite kemi bërë eksperimente me jetën e futbollit, si Pavllovi me jetën e qenit, ky është një rast nga ato për t’i bërë ..VAR-in. Një pyetje lind pas këtij “revolucioni” që pritet të ndodhë: stadiumet janë boshatisur nga skema me të cilën luajmë në kampionat apo sepse ndeshjet e kampionatit nuk gëzojnë më besimin e tifozëve?!

Duke pritur “pakon e kampionatit” nga UEFA, le të kujtojmë se në klasifikimin e UEFA-s për cilësinë e kampionateve në Europë jemi tek vendet e fundit , prandaj kësaj here ia dorëzuam UEFA-s se si do t’i luajmë kartat në kampionat. Do të kthehemi me 16 ekipe, sepse po ndërtohen me shumicë stadiume dhe nuk i mbushim dot ,siç ndodh kur na bëjnë karshillëk ,,koncertet !

Sfidanti.al