Firma mungon, por jo entuziasmi, Ugarte i “premton” PSG-së “veshëllapushen”

Pas prezantimit të teknikut, Luis Enrike dhe nënshkrimit me ish-“fantazistin” spanjoll të Real Madrid, Marko Asensio, “gjigandët” francezë të PSG, duket se kanë gati dhe trasnferimin e radhës për këtë merkato vere.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Sportingut tw Lisbonws, Manuel Ugarte, i cili gjatë një interviste foli si futbollist i “parizienëve”, pavarësisht se transferimi nga skuadra portugeze te kampionët e Francës, nuk është zyrtarizuar ende.

“Në një skuadër aq të madhe sa PSG, objektivi duhet gjithmonë të jetë Champions League. Do të duhet të bëj mirë në sezonin tim debutues, të njoh shokët e mi, të përpiqem të jap më të mirën nga vetja. Dua të vazhdoj të mësoj, jam ende i ri, por tashmë kam përjetuar shumë”,- u shpreh Ugarte.

sfidanti.al