Basketbollisti spanjoll me origjinë malazeze nuk do ta vazhdojë karrierën tek Barcelona, e besohet se kjo marrëveshje ka marrë fund. Nikola Mirotiç, një ish-yll i dalluar i NBA-së, me gjasë do të kalojë në Greqi tek Olimpiakosi. Nënkampionia e Europës dëshiron të fitojë Euroligën sezonin e ardhshëm dhe sipas mediave ndërkombëtare i ka ofruar Mirotiçit plot 6 milionë euro në vit. Kandidatë për veteranin janë edhe Monako apo Olimpia e Milanos, ndërsa Crvena Zvezda nuk dihet nëse do të ketë mundësi të shpenzojë kaq shumë.
Sfidanti.al