Liverpuli merr hungarezin Soboslai nga Lajpcigu për 70 milionë euro!

Nuk janë vetëm çmimet e dhomave të plazhit dhe të shërbimeve që janë rritur këtë verë. Në tregun e futbollit inflacioni është i lartë, dhe ja ku vjen shembulli i radhës që Liverpuli pranoi të paguante klauzolën e transferimit të Dominik Soboslait, për ta marrë nga Lajpcigu. Mesfushori hungarez është një lojtar shumë i mirë, por kuptohet jo një yll i përmasave të mëdha, por shifra prej 70 milionë eurosh këto kohë është bërë normale. Jurgen Klopi e mori futbollistin që ka luajtur 32 herë për Hungarinë dhe që kërkohej nga shumë klube në Europë.

Sfidanti.al