Nuk dihet saktë se cila ka qenë shifra, por Al Nasri papritur ka bërë një lëvizje që ka sjellë braktise të bisedimeve për transferimin e mesfushorit kroat. Marcelo Brozoviç ende mbetet një lojtar i Interit, ndërsa klubi italian ka vendosur të pezullojë bisedimet. Kjo, menjëherë pasi mesfushori arriti akordin 3-vjeçar me klubin ku ndodhet edhe Kristiano Ronaldos. Interi nuk deshi të vazhdonte më tej, sepse iu afruan më pak para sesa i ishin premtuar më parë, të paktën ky është versioni i mediave. Vetë futbollisti i ka kërkuar zikaltërve që të pranojnë transferimin e tij, për kontributin që ai ka dhënë për ekipin.
Sfidanti.al