Laporta: Kontrata e Ksavit? Kemi prioritete të tjera për momentin!

Presidenti në të vërtetë e vlerëson lart trajnerin e tij, dhe thotë se është më i miri për Barcelonën. “Ksavi është më i miri për ne, – shprehet Zhoan Laporta, ndërsa pyetet për kontratën e re që duhet të firmoset, – ai ka ende kontratë, është një njeri i madh, e njeh shumë mirë klubin dhe punon shumë mirë. Kur të vijë momenti do të flasim. Gjithsesi, për momentin kemi disa prioritete dhe Ksavi e di këtë”. Me gjasë, duhet diskutuar për lojtarët dhe për projektet financiare të klubit që të sigurojnë regjistrimin e yjeve.

Sfidanti.al