A mundet Bajerni ta ketë treshen angleze Kejn-Uolker-Filips?!

Duket e vështirë, por gjithsesi për momentin Premier Liga e plotfuqishme duket kampionati ku më së shumti bavarezët mund të “peshkojnë”. Me Bajernin janë lidhur emrat e Harri Kejnit, Kajl Uolkerit dhe Kalvin Filipsit. i pari është kapiteni i Anglisë dhe ylli i Totenhemit, ndërsa dy të tjerët janë futbollistët e Mançester Sitit. Duket e vështirë që një klub si Bajerni të investojë kaq shumë, pasi kartoni i këtyre lojtarëve vlen pak si tepër, por gjithsesi me Kejnin e ka seriozisht, dhe mediat bavareze shkruajnë se trajneri Tuhel mund të hidhet në sulm për mesfushorin e Sitit, Filips, që nuk është përfillur shumë nga Guardiola.

Sfidanti.al