Murinjo hedh poshtë ofertën për të qenë trajneri më i paguar i botës

Nuk e ndjen veten ende si “pensionist”, që të drejtojë ekipe në liga më të ulëta sesa “Pesëshja e Madhe” e Europës. Zhoze Murinjo ka hedhur poshtë ofertën e Al Hilalit nga Arabia Saudite, duke vendosur të qendrojë në kontinentin e vjetër. Flitet për rreth 30 milionë euro në sezon, që do ta bënin portugezin trajnerin më të paguar të botës, përpara të tillëve si Diego Pablo Simeone apo Pep Guardiola. Në të vërtetë, Simeone merr gjithashtu 30 milionë euro në sezon tek Atletiko e Madridit, por nga kjo shumë zbriten taksat.

Sfidanti.al