Problemet me drejtësinë sportive dhe penale në Itali. Gjyqet, penalizimet, por edhe dyshimet për të ardhmen në Kupat e Europës duket se e kanë detyruar Juventus të ndryshojë politikat dhe stradegjitë e klubit. Përveç lojtarëve të rinj si Faxholi, Sule, Mireti apo Iling Zhunior, një “prodhim” juventin, tashmë askush nuk është i pashitshëm te “Zonja e Vjetër”. Kjo e fundit pret oferta për të gjithë yjet e saj, përshirë Vlahovic, Kuadrado apo Pogba.
Në rast se klubet e tjerë do të paraqiten me shifra të rëndësishme që plotësojnë pretendimet e Juventus, atëherë gjithkush nga këta mund të largohet. Për sulmuesin serb ka disa pretendentë nga Premier Liga, por deri tani askush nuk është paraqitur me një ofertë të denjë, pram bi 70 milion euro. Nga ana tjetër, për Kuadradon dhe Pogba është hapur pista arabe, që ka tronditur merkaton e futbollit botëror. Kështu, ndryshe nga e shkuara te Juventus kanë vendosur të ndryshojnë stradegji të detyruar edhe nga pasojat e betejave gjyqësore dhe parave të munguara nga Europa.
Sfidanti.al