Presidenti Naser Al Helaifi është gati ta presë me krahë hapur, dhe është gati të paguajë 40 milionë euro tek Bajerni për ta pasur, veçse tifozët e tij më të zjarrtë nuk e duan në ekip. Lykas Hernandez është pranë kalimit tek Paris SG, por ultrasit e skuadrës franceze i kanë bërë thirrje që të mos vijë. Sipas mediave, ata nuk i harrojnë ato që i quajnë “lidhje të kaluara me Marsejën”. Pikërisht OM është rivali i ashpër i PSG-së dhe tifozët nuk kanë qejf lidhjet me marsejezët.
Sfidanti.al