Tonali shkon tek Njukasëlli për 60 apo 70 milionë euro, ndërsa mund të ketë edhe lëvizje të tjera. Po ashtu, skuadra arriti gjysmëfinalen e Championsit një vit pasi doli kampion dhe fitimet u shtuan, duke ndihmuar klubin e Milanit që të amortizonte humbjet. Për këtë thuhet se meritë ka drejtuesi Xherri Kardinale, pasi në 2019-2020 humbjet ishin 195 milionë euro, në 2021-2022 u zbrit deri në 66 milionë, e tani duket se ka ardhur koha për të fituar. Gjithsesi, për trajnerin Stefano Pioli nuk pritet të ketë “dhurata”.
Sfidanti.al