Tenisti spanjoll cilësohet si rivali i vetëm që mund t’ia dalë ndaj numrit 1 të botës, ndonëse ajo që ndodhi në Paris sikur i shkurajoi optimistët. Karlos Alkaraz, pasardhësi i Rafael Nadalit, u mund nga Novak Gjokoviç në duelin e “Rolan Garosit”, madje lehtë ndonëse pati një dëmtim. Tashmë, fillon sezoni në bar dhe në “Uimbëlldon” tenisti serb është padyshim më i favorizuar sesa në Grand Slemin e kaluar. Këtë e pranon edhe Alkarazi, që do të paraqitet në “Kuins” të Londrës. “Në bar kam më pak mundësi për të mundur Gjokoviçin, – thotë ai, – unë do të përpiqem që të fitoj, edhe pse do të jetë më e vështirë”.
Sfidanti.al