Kishte nisur ta bënte diferencën që në fillim, ndonëse e pati një ngecje. Republika Çeke është padyshim favoritja e momentit në grupin eliminator E të Kampionatit Europian, ku bën pjesë edhe Shqipëria, diçka që e tregoi me fitoren e radhës. Suksesi nuk pati shkallë të lartë vështirësie, pasi sfida ishte në fushën e Ishujt Faroe, por gjithsesi duket se çekët kanë një vazhdimësi. Në stadiumin e Torshavnit, Çekia triumfoi 3-0, me golin e shënuar nga Ladislav Krejçi që në minutën e 15-të, dhe pastaj erdhën rrjetat e Vaclav Çernit, nga një në secilën pjesë loje.
Skuadra e trajnerit Shilhavi kryeson grupin me 7 pikë, dhe i vetmi gabim i deritanishëm, nëse mund të quhet i tillë, mbetet barazimi pa gola në fushën e Moldavisë. Çekët janë të shkëputur nga Shqipëria e Polonia, që e ndjekin duke pasur vetëm nga tri pikë, gjithashtu në tri ndeshje. Në 20 qershor, ekipi çek do të bëjë pushim, ndërsa kombëtarja jonë luan në fushën e Ishujve Faroe. Në 7 shtator, kuqezinjtë do të shkojnë në Pragë për t’u përballur me Republikën Çeke, e ndoshta do të jenë fare pranë me pikë nëse arrihet fitorja të martën.
Sfidanti.al