Me Mançester Sitin mund të jesh “Mbret” i Anglisë dhe i Europës, mund të fitosh edhe Këpucën e Artë në Premier Ligë dhe në të gjithë kontinentin. Kur vjen puna te kombëtarja, as Erling Halandi nuk i bën punë Norvegjisë që mbetet pa fitore. Në Oslo, për eliminatoret e Kampionatit Europian, fitoi Skocia me shifrat 2-1 ndonëse sulmuesi i “vikingëve” e shënoi golin e tij me penallti. Në minutat e fundit, “malësorët” skocezë shënuan dy gola, Lindon Dajks në 87’ dhe Keni Meklin në 89’. Skocia ka 9 pikë në 3 ndeshje duke qenë shkëlqyeshëm, ndërsa Norvegjia është në vendin e fundit të grupit me vetëm 1 pikë në 3 ndeshje.
Sfidanti.al