Mançester Siti tregon kushtet për të pranuar largimin e Bernardo Silvës

Ylli portugez kërkohet nga Barcelona (e cila nuk ka shumë para), dhe nga Paris SG. Klubi francez nuk vuan shumë për financat, por gjithsesi duhet të jetë në rregull me politikën e UEFA-s lidhur me shpenzimet, ndaj edhe për Bernardo Silvën mund të bëjë pak “naze”. Lajmet janë që PSG kërkon portugezin, ndërsa Mançester Siti ka një klauzolë transferimi prej 70 milionë paundë stërlinash, që do të thotë ndoshta më shumë se 80 milionë euro. Francezët duan të fusin lojtarë në lojë, por Siti kërkon vetëm mesfushorin 17-vjeçar Zaire-Emeri. Ky cilësohet i “pashitshëm” nga presidenti Naser Al Helaifi.

Sfidanti.al