Një nder i madh për futbollistin e ri anglez, që mbërrin në skuadrën dhe në klubin më të madh të botës në këtë sport. Xhud Belingham u prezantua tek Reali i Madridit, ndërsa për kartonin e tij u paguan 103 milionë euro si shifër e sigurt dhe rreth 20 milionë euro në formë klauzolash. Presidenti Perez i dha 20-vjeçarit, që erdhi nga Dortmundi, fanelën me numrin 5, që është bluza e lavdishme e Zinedin Zidanit, dhe që e kanë mbajtur edhe yje të tjerë të dikurshëm “merenges”. “Një nder që marr këtë numër, ndonëse për mua numri në zemër mbetet 22”, – tha Belinghami.
Sfidanti.al