Jokiç: Më në fund, ne ia dolëm mbanë!

Kapiteni i Denverit është krenar që u shpall kampion i NBA-së, dhe tashmë është i qetë kur flet për mediat. “Ne ia dolëm në punën tonë, – thotë Nikola Jokiç, – ne arritëm një fitore të plotë. Kjo është e mrekullueshme. Një ndjenjë shumë e mirë, sidomos kur arrin diçka që të tjerët nuk besonin që mund t’ia dilnim. Besuam vetëm ne, besuam vetëm ne në klubin tonë”. Trajneri Majkëll Maloun pohon se Nikola nuk është ndryshuar nga suksesi. “Ai është po i njëjti, – thotë tekniku i Denverit, – nuk do të ndryshojë kurrë nga suksesi. Në ndeshjen vendimtare, ai luajti sikur të ishte thjesht një ndeshje si të tjerat”.

Sfidanti.al