Besohet se miliarderi nga Lindja e Mesme ka optimizëm pasi bëri një ofertë të jashtëzakonshme prej 6 miliardë paundësh stërlina. Është pikërisht oferta që barazon kërkesën e pronarëve të Mançester Junajtidit, të miliarderve të familjes amerikane Glejzër. Sheik Jasimi nga Katari e ka rritur pra nivelin me shpresë që të fitojë sfidën me miliarderin numër 1 në Britaninë e Madhe, Xhim Ratklif. Vështirë të bëhet ndonjë parashikim se kush do t’ia dalë, por mediat britanike shkruajnë se fati i aksioneve të klubit të “Old Trafordit” vendoset këtë javë.
Sfidanti.al