Deri tani është arritur suksesi në gjashtë Çmime të Mëdha. Red Bulli ka fituar në Bahrein, Arabinë Saudite, Australi, Azerbajxhan, SHBA (Majemi) dhe në Montekarlo. Katër gara i ka fituar Maks Verstapen, kampioni i botës, i cili thotë se skuadra e tij mund t’ia dalë mbanë në të gjitha këtë sezon. “Siç duket për momentin, mund t’ia dalim, – tha ai, – por, mund të ketë në të ardhmen gjëra që mund të shkojnë keq”. Këtë të diel, holandezi do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Spanjës në Barcelonë, ndonëse duket se sfida do të vijë nga Xhorxh Rasëll i Mercedesit.
Sfidanti.al