Berardi mund të jetë “binjaku” i Leaos tek Milani

Dyshimet për klubin kuqezi ekzistojnë, sepse operacioni ka një kosto jo të vogël, dhe mosha e sulmuesit nuk është krejtësisht ideale, por gjithsesi potenciali i tij është i rëndësishëm. Milani kërkon një lojtar krahu, që ta ketë si “binjak” të Rafael Leaos, dhe ky mund të jetë Domeniko Berardi i Sasuolos. Berardi është 29 vjeç, jo edhe aq i ri, ndërsa kartoni i tij mund të shkojë në 30 milionë euro. Milani ndoshta do të shohë për ndonjë alternativë, ndonëse sulmuesi ziblertë është identikiti i duhur.

Sfidanti.al