Natyrisht, ndeshjet duhet të luhen në parket, dhe është e kotë që të bazohesh tek parashikimet, por këto gjithmonë bëhen. Denver Nagets cilësohet skuadra favorite për të fituar titullin në NBA, ndonëse rivali në finale është i fortë, Majemi Hit. Ndeshja e parë finale do të luhet në Denver mëngjesin e sotëm sipas orës së Shqipërisë, dhe tifozët si dhe kompanitë e basteve janë në favor të ekipit që udhëhiqet nga Nikola Jokiç. Trajneri Maloun thotë se avantazhi i skuadrës së tij është që Majemit do t’i duhen të pesë basketbollistët në parket për të mbuluar Jokiçin.
Sfidanti.al