Akuzat i pati të rënda, edhe gjatë ndeshjes, por edhe pas saj. Zhoze Murinjo nuk heq dorë nga skenat dhe ashtu siç bëri në “Kamp Nou” pas një El Klasiko mjaft vite më parë, kështu u soll edhe në stadiumin e Budapestit. Trajneri i Romës, priti në parking arbitrin e finales së Ligës së Europës, Entoni Tejlër, duke i thënë disa fjalë tepër të pakëndshme, që nuk ia vlen të shkruhen këtu. Më pas, ai tha për mediat se “arbitri anglez ishte tepër spanjoll, ishte i verdhë, i verdhë, i verdhë”. Ai pretendoi për penallti për Romën, dhe për karton të kuq për Lamelën.
Sfidanti.al