Mendilibar bën mrekullinë, Sevilja po binte nga kategoria, tani fitoi Europën!

Trajneri spanjoll është padyshim një nga heronjtë e mëdhenj të sezonit. Edhe pse nuk ka përvojën e një Zhoze Murinjo, madje as eksperiencën e trajnerëve me më pak emër se portugezi, sërish bëri një mrekulli me Seviljen. Kur Hoze Luis Mendilibar u ul në stolin seviljan, ekipi rrezikonte të binte nga kategoria. Në fund, kur mbetet edhe një javë deri në mbyllje të La Ligës, Sevilja është në vend të 11-të, por fitoi Ligën e Europës dhe edicionin e ardhshëm do të luajë në Champions.

Sfidanti.al