Milani kërkon një “9”, në listë Morata, Arnautoviç, Openda!

Klubi kuqezi e di se ka nevojë për një qendërsulmes për shkak të dëmtimeve dhe moshës së Ibrahimoviçit, e po ashtu të moshës së Olivie Zhirusë. Të tjerët si Origi apo Rebiç nuk bindin plotësisht, ndaj edhe objektivi është një lojtar i ri, pavarësisht se jo nga mosha. Sipas mediave italiane, në listë janë Morata i Atletikos së Madridit, Arnautoviç i Bolonjës dhe Lois Openda i Lensit. Ky i fundit është 23 vjeç dhe ka shënuar 19 gola në 36 ndeshje në Ligën e Parë të Francës, ndërsa vlen 25 milionë. Tek Milani duan Arnautoviçin dhe Opendën.

Sfidanti.al