Ronaldo shënon golin e 14-të në Arabi, por titulli duket larg

Fitorja ishte heroike dhe ishte një derbi, pasi Al Nasri po humbiste 0-2 ndaj Al Shababit. Sidoqoftë, ekipi i Kristiano Ronaldos pati karakterin për të reaguar duke përmbysur shifrat në fitoren 3-2 në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite. Ronaldo shënoi golin e tretë, atë që siguroi fitoren pasi bëri një vrapim të fuqishëm dhe të shpejtë, pavarësisht moshës 38-vjeçare. Ky ishte goli i 14-të i tij në kampionat, ndonëse vështirë të luftojë për Këpucën e Artë. Al Itihad mbetet 3 pikë përpara kur duhen edhe 2 javë deri në fund.

Sfidanti.al