Sa e çmuar Superliga, një koncert dërgon Tiranën pretendente në Rrogozhinë

Është momenti kulmor i kampionatit dhe pritet që skuadrat pretendente për titull të kenë kushtet optimalë për të vazhduar garën. Gjithsesi, pikërisht kur mbeten edhe dy javë deri në fund të sezonit, Tirana detyrohet të kthehet në ekip refugjatësh. Meqënëse stadiumi i saj, “Selman Stërmasi”, nuk i plotëson kushtet për ndeshje të elitës, kampionët kishin luajtur këto kohë në “Arenën Air Albania” dhe në “Elbasan Arenë”. Për fat të keq, apo për programim të keq, Tirana do të duhet të shkojë në Rrogozhinë për të luajtur ndeshjen shtëpiake ndaj Bylisit. Në “Arenë” do të mbahet koncerti i një këngëtari grek, ndërsa stadiumi i Elbasanit, ku bardheblutë kanë luajtur, është “i zënë”.

Sfidanti.al