Kanë nisur me një surprizë finalen e Konferencës së Lindjes në NBA. Majemi fitoi sfidën e parë, duke mundur në transfertë Boston me rezultatin 123-116. Një triumf i vërtetë për Hits, që jo vetëm marrin kryesimin e serisë, por përmbysin menjëherë edhe faktorin fushë. Njeriu i fitores për Majemin ishte Xhimi Batler, që në këtë “post-sizën” është kthyer në ditët e tij më të mira. Ylli i skuadrës nga Florida ishte shënuesi më i mirë i sfidës me 35 pikë, ndërsa paraqitjes së tij spektakolare i shtoi gjithashtu 5 topa të kapur në tabelë dhe 7 asist për shokët e ekipit. Në një mbrëmje të mirë edhe Adebajo me 20 pikë, ndërsa loja e skuadrës bëri diferencën, pasi edhe tre basketbollistë të tjerë të Hits e mbyllën ndeshjen me më shumë se 15 pikë.
Nga ana tjetër, për Sëlltiks nuk mjaftoi i zakonshmi Xhejzon Tatum. Ylli i kampionëve në fuqi të Lindjes shënoi 30 pikë me një përqindje shumë të lartë në gjuajtjet e tij. Për Xhejlon Braun 22 pikë, ndërsa me dy shifra dopjo 13 pikë dhe 11 asist u mbyll ndeshja për Markus Smart. Fitorja në finalen e parë i jep epërsinë Majemit, që kërkon një tjetër suprizë të madhe në ndeshjen e dytë që do të luhet sërish në “TD Garden” të Boston.
Sfidanti.al